Futboll Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Lukaku është një tren, në 90 minuta barazon rekordet e Ronaldos e Völler

Pas 38 golave me të cilët mbylli sezonin 2020-2021 (30 me Interin dhe 8 me kombëtaren, mes eliminatoreve dhe miqësoreve në pritje të turneut kontinental), Romelu Lukaku e nisi sërish aty ku e kishte lënë. Dopietë në debutim kundër Rusisë dhe kaq mjafton që gjiganti prej 191 centimetrash dhe 101 kilogramësh të vendosë menjëherë një rekord që në historinë e Europianëve, kishte mundur që ta bënte vetëm Kristiano Ronaldo dhe ish-legjenda gjermane Rudi Fëler.

Lukaku bëhet i treti futbollist që arrin të shënojë një dopietë në dy Europianë radhazi, por ndoshta duke parë moshën e tij të re, pa dyshim që mund të bëjë edhe tris, pa llogaritur që Kristiano Ronaldo është ende në aktivitet dhe do të debutojë sot ndaj Hungarisë. Gjithsesi, duke mbetur te lideri i përfaqësueses belge, 28-vjeçari deri tani mund të krenohet me këtë arritje, pasi diçka të tillë kishte arritur ta bënte portugezi në edicionet 2012 dhe 2016, ndërsa Rudi Völler kishte festuar në 1984 dhe 1986.

Por, për të mos u ndalur vetëm te një dopietë dhe për të kuptuar rëndësinë e internistit në fushë për “Djajtë e Kuq” mjafton një tjetër statistikë që është po aq gjigante sa fiziku i tij: Në 19 ndeshjet e fundit, “Big Rom” ka qenë protagonist në 26 gola për Belgjikën, 22 realizime dhe 4 asiste. Shkurt, një si Romelu bën repart edhe i vetëm, por mbi të gjitha pyetja që kanë nisur të ngrenë të gjithë kundërshtarët e tij është:

Si mund të ndalet ky rul, duke parë se përveç Xhorxho Kielinit apo Matajs de Ligtit që i ngjasojnë për nga fiziku, pak të tjerë kanë parametrat e Lukakut. Gjithsesi, kjo “bishë” e frikshme nuk është vetëm muskuj, por ka edhe një zemër të madhe, duke parë lotët dhe dedikimin e golave për Kristian Eriksenin ndaj Rusisë. Dhe pse jo, nëse fantazisti i Interit, i cili pritet të lërë sot spitalin do të vendosë që ta shoqërojë Danimarkën përpara ndeshjes me Belgjikën (luajnë në të njëjtin grup), do të jetë e pashmangshme një takim mes Kristianit dhe Romelu Lukakut.

Related posts

TRONDITET INTERI/ Gati marrëveshja: Thohir shet 30 % të aksioneve të klubit ZIKALTËRVE

Isa.Autor

Tottenham vendos çmimin e Harry Kane, më i shtrenjtë se Messi e Ronaldo

Q.Autor

SFIDA NDAJ VENEZIAS/ Probleme për Hysajn, mbrojtësi rrezikon të mbyllë vitin para kohe

Delo.autor

Leave a Comment