Futboll Sport

SUPER GOLI NË MINUTËN E 93-TË/ Momenti kur topi përplaset 3 herë në tranversë dhe përfundon në rrjetë (VIDEO)

Në MLS është shënuar një gol me të vërtetë i çmendur ditën e djeshme. Në ndeshjen mes Atlanta Junajtid dhe Filadelfia Union, e cila u mbyll 2-2, goli i barazimit u shënua në minutën e 93-të.

Ishte mbrojtësi Jakob Glesnes, i cili lëshon një predhë me këmbën e djathta, nga një distancë e largët. Fillimisht 27-vjeçari pa që topi i gjuajtur prej tij të ndalej në tranversë, aty ku u përplas plot 3 herë dhe më pas përfundoi në rrjetë.

Duke parë mënyrën e realizimit, ky gol do jetë në garë, për t’u zgjedhur si më i bukuri i sezonit në kampionatin amerikan të futbollit.

Related posts

Dy brazilianët takohen me presidentin e Kamzës/ Lajme të mira në kampin kryeqytetas pas qëndrimit në Superligë

Sadik.Autor

SKANDALI/ “Duhet të vdesësh, ti e babai yt”, djali i Igli Tares reagon për mesazhet kërcënuese (FOTO)

Delo.autor

INTERI LUAN NJË SEZON TË TËRË SONTE/ Conte ul në stol Hakimi për Darmian

Delo.autor

Leave a Comment