Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

“TUNDIMI PËR TA RIMARRË ËSHTË ENDE”/ Habit ish-presidenti i Inter-it. Kërkon të blejë klubin “Zikaltër” sërish

Ish-presidenti i Interit, Erik Tohir është shprehur në një dalje të tij se qëndron dëshira e madhe për të blerë përsëri Interin, por pandemia e ka bërë të vështirë çdo gjë.

“Tundimi për të rimarrë Interin është përsëri, veçanërisht pasi fituan titullin kampion të Serisë A. Por me pandeminë akoma në zhvillim, do të ishte e vështirë të realizohej diçka e tillë”, u shpreh Tohir.

Biznesmeni indonezian qëndroi në krye të zikaltërve për gati 5 vite, pasi e bleu në vitin 2013 klubin nga Milano dhe e shiti përfundimisht tek kinezët e Suning në vitin 2018.

Nën dirigjencën e indonezianit Interi nuk arriti nivelet e saj më të larta pasi investimet ishin të pakta dhe të një niveli të dobët duke marrë parasysh dhe revolucionin e madh që pësuan zikaltrit pas fitimit të Tripletës në vitin 2010.

Related posts

TRIUMFOJNË NË MIQËSORE/ “Zikaltërit” mposhtin Tottenham me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Lippi zgjedh ish-rivalin: Do të ishte më i miri për Italinë, por nuk besoj se ka dëshirë

Q.Autor

VEPRIM I ÇUDITSHËM/ I futi gishtin në prapanicë kundërshtarit, lojtari francez e pëson rëndë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment