Futboll La Liga Sport

“U GJENDA PARA NJË…”/ Ancelotti reagon për herë të parë si trajner i Real Madrid

Nuk ka më dyshime, Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ri Real Madrid. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi madrilen ndërmjet llogarisë së tyre në “Twitter” duke i uruar mirëseardhjen teknikut italian.

Ndërkohë vet Ançeloti ka reaguar për këtë çështje duke  uruar më të mirën klubit të tij Everton teksa transferimin tek Real e cilësoi si një lëvizje të papritur.

“Unë kam respekt të plotë për këdo që lidhet me klubin e Everton dhe shpresoj më të mirën për ta si klub. Everton më pëlqente shumë, por u gjenda para një oferte të papritur dhe mendova se ishte lëvizja e duhur për mua dhe familjen time”.

Italiani do të jetë në krye të madrilenëve për 3 sezonet e ardhshme, teksa kjo lëvizje është pritur me bujë të madhe në botën e futbolli.

Related posts

Alegri mbron Dybalan është një lojtar i jashtëzakonshëm

Sadik.Autor

SPECIALE/ Botërori 2010: Spanja në “majën e botës” për herë të parë në histori

Isa.Autor

SPECIALE/ Kosova “hirushja” e futbollit europian: Një realitet ku sporti është “reklama” më e bukur e vendit

Sadik.Autor

Leave a Comment