Bundesliga Futboll Sport

Pse dështoi Ancelotti? Rummenigge zbulon gabimin e tij kryesor

Shefi ekzekutiv i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge ka përdorur një pritje të Ambasadës Italiane në Künstlerhaus në Lenbachplatz të Mynihut për të komentuar mbi temat më të rëndësishme të javëve të fundit.

Përveç formës së jashtëzakonshme të portierit Sven Ulreich dhe përballjes së ardhshme të bavarezëve kundër Real Madridit në gjysmëfinalet e Champions League, 62-vjeçari gjithashtu komentoi mbi trajnerin e ri të Bayern, Niko Kovac dhe paraardhësin e Jupp Heynckes, Carlo Ancelotti. Rummenigge përshkruan pikëpamjen e tij për largimin e trajnerit italian dhe e quan atë një detaj thelbësor, që çoi në dështimin e bashkëpunimit midis kampionëve gjermanë dhe trajnerit italian.

“Carlo Ancelotti është një trajner i shkëlqyer dhe një njeri i shkëlqyer, dëshiroj që ai të ketë një punë përsëri këtë verë. Gjatë ndeshjes kundër PSG-së, ai u ndje keq, pasi i dështuan pritshmëritë e tij. Ai duhet të paktën të kishte mësuar gjuhën”, tha Rummenigge.

Kjo pikëpamje gjithashtu do të shpjegojë, se përse drejtuesit e Bayern kanë theksuar në mënyrë eksplicite, se trajneri që do të pasonte Jupp Heynckes, duhet të ishte një folës i shkëlqyer i gjuhës gjermane përveç aftësive të tjera.

Një kualifikim që Niko Kovac e ka dhe mund t’i hapi rrugën për një karrierë të suksesshme si një trajner i Bayern- të paktën sipas Rummenigge. “Ne jemi të bindur se Kovac është trajneri i duhur. Një gabim i vogël i Ancelotti-t ishte, se ai nuk fliste gjermanisht përsosur.

Ai luajti me ne, mbart genin e Bayern në vetvete. E njeh futbollin gjerman në mënyrë perfekte”, tha 62-vjeçari në lidhje me të sapoardhurin kroat të Eintracht Frankfurt, duke iu referuar të kaluarës së tij në Bavari. A ishte fillimi i sezonit katastrofik për kushtet e Bayern vetëm për problemet e komunikimit mes ekipit dhe trajnerit të tyre, apo kanë luajtur rol të tjera aspekte? Suksesi apo dështimi i Niko Kovaçc mund të jepte së paku një tregues të përgjigjes.

Related posts

LARGIM NGA MYNIHU? “Tremb” Levandovski: Nuk e di nëse qëndroj te Bajerni

F.autor

HYRI NË HISTORI/ Ja historia PREKËSE e futbollistit të Bayern Munich

Isa.Autor

Klopp: Liverpool duhet të përmirësohet, mes katër më të mirëve në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment