Futboll Sport

U HODH SHORTI/ Eliminuan Kukësin dhe kanë luajtur 4 herë në grupet e Europa League, kush është kundërshtari i Teutës

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ditën e sotme, vendosi Teutën përballë kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspolit. Këta të fundit janë një skuadër e njohur për tifozët shqiptarë, pasi në të kaluarën kanë eliminuar Kukësin.

Në 2017, Sherifi mposhti në ndeshjen e parë Kukësin 1-0 në Moldavi në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit verilindorët triumfuan 2-1, por nuk mjaftoi për të kaluar në turin e dytë eliminator në Ligën e Kampioneve.

Vlera e kampionëve moldavë në treg është 10.3 milionë euro, ndërsa si klub janë themeluar në 1996, ku kanë arritur të fitojnë 19 tituj kampionë, 10 Kupa dhe 7 Superkupa të vendit.

Në renditjen e përgjithshme të UEFA-s, Sherifi mban vendin e 108 me 14.500 pikë. Gjithashtu kanë luajtur në grupet e Ligës së Europës 4 herë.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Kosovë-Suedi. Rezultati 0-3

Delo.autor

NEYMAR I MUNGON MSN/ Por a do ta rikthejë Barça?

Isa.Autor

GËZOHET INTERI/ FATI I KEQ ndjek Rafinjën, mesfushori i Barcelonës HUMBET…

Isa.Autor

Leave a Comment