Futboll Sport

U LARGUA ME BARRELË GJATË SFIDËS NDAJ FINLANDËS/ Mbrojtësi i Rusisë rrezikon dëmtimin e rëndë, dyshohet se…

Një dëmtim i rëndë rrezikohet për lojtarin e kombëtares ruse Mario Fernandesh, i cili la fushën e blertë me barrelë në minutën e 26 të sfidës ndaj Finlandës.

Zyra e shtypit e kombëtares së Rusisë ka bërë me dije se lojtari dyshohet se ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe ka shkuar menjëherë në spitalin e Shën Pjetërburgut për të parë ekzaminimet e reja.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është një ndër më të mirët e kombëtares së Çerçesovit, ku ishte pjesë edhe e botërorit të luajtur në Rusi.

Rusia fitoi sfidën e saj ndaj Finlandës falë golit të Mirançukut dhe renditet në në vendin e dytë të grupit B me tre pikë po aq sa Finlanda dhe Belgjika që pret të luajë takimin e saj.

Related posts

MOVIOLA/ TEUTA-SKËNDERBEU: Dy raste të diskutueshme, penalltia e durrsakëve ishte vendim i…

Isa.Autor

Gjermania mbetet në vendin e parë të klasifikimit të FIFA-s

Sadik.Autor

HYSAJ MUND TË LARGOHET NGA NAPOLI/ Kërkohet me ngulm nga ekipi anglez

Isa.Autor

Leave a Comment