Futboll Seria A Sport

HISTORI E DHIMBSHME/ Futbollisti i Romës takon mamanë pas 5 vitesh. Shikoni momentin emocional (VIDEO)

Një histori e dhimbshme dhe e pabesueshme ka bërë pjesë të sajën futbollistin e Romës, Ebrima Darbo i cili është arratisur nga vendi i tij 5 vite më parë për tu rikthyer ditën e sotme duke takuar mamanë e tij.

Darboe u largua nga Gambia kur ishte vetëm 14 vjeç për shkak të urisë, për të shkuar në Libi dhe më pas në Itali. 20 vjeçari u regjistrua në një azil duke kërkuar ndihmë nga shteti italian të cilët e futën në shkollë dhe filloi të merrte pjesë në aktivitete sportive.

Disa delegatë të Romës vunë re talentin e tij dhe e afruan në skuadër për një provë, teksa bëri debutimin e tij të parë me fanellën e verdhekuqve në vitin 2019 me skuadrën e të rinjve.

Darbo ra në sy në ndeshjen kundër Mançester Junajtid, kur trajneri Fonseka e futi në lojë me një zëvendësim të detyruar pas dëmtimit të mbrojtësit Smolling në minutën e 30-të.

Roma ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku nda me tifozët momentin kur mbrojtësit takon pas 5 vitesh mamanë e tij duke marrë reagime te shumta pozitive.

Related posts

“PLESHTI” AKUZOI GJYQTARIN PËR KORRUPSION/ Dani Alves del kundër: Mungesë respekti ndaj nesh dhe…

Delo.autor

I DHUROI FITOREN KOMBËTARES NË HUNGARI/ Reagon skuadra e Çelsit: Bëri mjaft mirë duke krijuar hapësirë në zonë dhe…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Nuk bën pjesë në planet e Koeman, mesfushori Pjanic drejt transferimit tek klubi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment