Futboll Premier League Sport

U LARGUA NGA INTER/ Tottenham kërkon Conten, trajneri italian merr vendimin për të ardhmen

Një trajner i madh nuk ka nevojë për një ekip të madh për të fituar, por ka nevojë për një projekt të barabartë me aftësitë dhe ambiciet e tij për t’u realizuar. Fakt ky që duke iu referuar ish-teknikut të Interit, Antonio Konte do të thotë se ka shumë pak skuadra që mund të tërheqin interesin e tij.

Konte nuk po ngutet të marrë drejtimin e ndonjë skuadre edhe pse oferta ekzistojnë, por është ende në një kontratë me Suning. Opsioni më i mirë që ishte Reali i Madridit, nuk është më pasi madrilenët zyrtarizuan italianin tjetër, Karlo Ançeloti në stolin e skuadrës për 3 sezonet e ardhshme.

Konte kërkon sfida, kërkon projekt i cili mund të jetë ambicioz për aftësitë e tij si trajner. Totenhemi provoi Poçetinon, por PSG-ja nuk kërkon që ta lërë të lirë me vetëm 6 muaj në krye të skuadrës. Spërsat e kanë vënë në listë të parin Konten, po nuk është çdo gjë aq e thjeshtë.

Në Angli nuk mungojnë paratë dhe kushtet, por tekniku Italian nuk kërkon një skuadër që do të luftojë për Ligën e Kampionëve, prandaj ka vendosur të shijojë pushimet e tij të verës dhe të shtyjë për disa kohë “martesën” me ndonjë skuadër.

Related posts

REALIZOI SUPER GOL ME ROVESHATË/ Mesfushori Papa në formacionin më të mirë të javës në Rumani (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ BRIGHTON/ Solskjaer: “Special One” nuk ishte këtu për të matur portat, një pikë e meritonim por…

Delo.autor

TRE HUMBJE NË PESË NDESHJE/ Jep dorëheqjen trajneri në Kategorinë e Parë

Isa.Autor

Leave a Comment