Futboll Sport

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Mala: Kisha disa oferta, krenar që jam te Giresunspor

Esat Mala u largua nga Partizani në këtë merkato vere, duke u transferuar zyrtarisht te skuadra e Giresunspor në Turqi. Klubi turk i pagoi Partizanit 100 mijë euro për kartonin e 22-vjeçarit, si dhe të kuqtë kanë mbajtur 10% të kartonit në rast të një shitjeje në të ardhmen. Pas kalimit në Turqi, Mala ka folur për kanalin zyrtar të klubit, duke thënë fjalët e para si lojtar i Giresunspor. Ish-mesfushori i Partizanit u shpreh:

“Kisha marrë disa oferta nga Turqia. Zgjodha Giresunspor sepse ata më kërkuan me ngulm. Falënderoj presidentin Hakan Karahmat dhe stafin teknik që insistuan për mua.

Normalisht që kam bërë disa kërkime për klubin e Giresunspor. Kuptova që është një klub me ambicie dhe që luan në një qytet që e do futbollin. E di shumë mirë ku kam ardhur.

Gjithashtu, mësova se edhe tifozët janë të mrekullueshëm dhe mbështesin skuadrën gjatë gjithë kohës. Jam shumë krenar që jam pjesë e familjes së Giresunspor dhe do të jap maksimumin që të mos zhgënjej askënd”, është shprehur Mala.

Related posts

NJIHET SI NDËR FUTBOLLISTËT MË HUMANË NË BOTË/ Ronaldo bën gjestin e madh për Ramazan, ja sa para dhuron

Delo.autor

HIDHET SHORTI/ Ja kundërshtari i Laçit në Europa League (FOTO)

Delo.autor

“FERRARI ANGLEZ”/ Mbrojtësi i përfaqësueses rinovon për 5 vite me Man United

Isa.Autor

Leave a Comment