Futboll Sport

U SHPALL NJERIU I NDESHJES/ Flet Xhaka: Francezët kujtuan se na eliminuan pasi shkoi 3-1…

Nuk mori përsipër asnjë penallti, megjithatë fakti që u zgjodh “Lojtari më i mirë” i ndeshjes tregon qartë se sa ndikim pati Granit Xhaka në kualifikimin e Zvicrës për në çerekfinalet e këtij Europiani.

Në fillim të kohës shtesë u kap nga kamerat duke shuar etjen me “Coca Cola” dhe imazhet bënë xhiron e web-it në pak minuta. Pas suksesit nga pika e bardhë u pa duke festuar me disa bashkëkombës që valëvisnin flamurin shqiptar në stadiumin e Bukureshtit.

Miq apo familjarë, pak rëndësi ka, pasi në festën helvete pati edhe një copëz Shqipëri falë Xhakës, por edhe Mehmedit dhe Shaqirit. Në fund të ndeshjes, kapiteni i Zvicrës foli shkurtimisht për mediat duke shprehur hapur lumturinë e tij.

“Franca kujtoi se na mundi kur kryesonte 3-1. Bëmë një paraqitje të madhe dhe shkruam një copë të historisë së kombëtares së këtij vendi. Tani na pret Spanja. E dimë fort mirë se nuk do ta kemi të lehtë”, deklaroi Xhaka.

Related posts

ZYRTARE/ Zgjidhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës

Isa.Autor

COVID-19/ Ish-lojtari i Chelseat shtrohet në spital, rezultoi pozitiv me koronavirus

Delo.autor

DUAN TË JENË FITUES/ Fabinho fton një kampion bote tek Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment