Futboll Premier League Sport

U TRASNSFERUA NË PREMIER/ Lojtari i dytë më i shtrenjtë te Kosova, ja shifra që pagoi Norwich për Rashicën…

Milot Rashica i dha fund aventurës me gjermanët e Verder Bremer, pas plot 3 vite e gjysëm. Futbollisti nga Vushtrria, do të vijojë karrierën e tij në Premier Ligën angleze, teksa firmosi kontratë 4-vjeçare me Norwich City.

11 milionë euro ishte shifra që pagoi klubi anglez, për të siguruar shërbimet e Rashicës. Në këtë mënyrë, 24-vjeçari bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë i përfaqësueses së Kosovës. Vendi i parë mbahet nga Vedat Muriqi, i cili u transferua për 20 milionë euro nga skuadra e Fernebahçes te Lacio.

Për sa i përket Rashicës, talenti Kosovar, para parqitjeve dinjitoze në Gjermani, do të kërkojë konfirmimin në një nga kampionatet më të fortë të futbollit në Europë.

Related posts

U RIKTHYE NË KRYE TË PREMIER/ Guardiola: Jemi aty ku na takon, por kam shumë…

Delo.autor

JO VETËM KULIBALI/ Çelsi shumë pranë transferimit të mbrojtësve të PSG-së dhe Sitit

F.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET “SPECIAL ONE”/ Trajneri Sarri: Në dy ditë nuk kam parë akoma asgjë…

Delo.autor

Leave a Comment