Futboll Sport

UEFA A/ Përfundon kursi i radhës, diplomohen 30 trajnerë

Sektori i Edukimit në FSHF ka përmbyllur me sukses edicionin e radhës të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA A profesioniste, që është niveli i dytë për nga rëndësia, pas shkallës më të lartë, asaj të licensës UEFA Pro. Në këtë kurs morën pjesë 30 trajnerë, të cilët ndoqën për gjashtë muaj kurrikulën e përgatitur nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

Pas përfundimit të testimit të fundit, në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së diplomave “UEFA A”, ku të pranishëm ishin drejtuesit e Sektorit të Edukimit, Petrit Maçi dhe Alban Tafaj, të cilët janë edhe përgjegjës për organizimin e këtij programi arsimor, si edhe Iris Selimi, trajner i përgatitjes atletike i Kombëtares shqiptare.

Në këtë edicion morën pjesë emra të njohur të futbollit shqiptar, por edhe të trajningut si Albina Rrahmani (futbolliste e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare), Bekim Kuli (zv.trajner i ekipit të Bylisit), Blendi Ballulli (zv.trajner i ekipit të Kastriotit), si edhe drejtuesi i departamentit të Inovacionit dhe Analizës në FSHF, Alarico Rossi, etj.

Kursi nisi më 22 janar dhe përfundoi me 25 qershor, duke zgjatur kështu për herë të parë për gjashtë muaj, pas vendimit që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori në Konventën e 2020, ku ndryshoi formatin, nga shtatë javë ku trajnerët duhet të përfshiheshin intensivisht në kurs, në një periudhë më të gjatë kohore.

Related posts

Tifozët duan që të kthehet te Shqipëria, De Biazi: Prisni deri sa të mbarojë Botërori

Sadik.Autor

Gjyqtari vetëm e prek, simulim qesharak i portierit

Q.Autor

TRASFERIMI I BUJSHËM/ Man City zëvendëson yllin e mesfushës me londinezin 60 milionësh

Delo.autor

Leave a Comment