Futboll La Liga Sport

REAL MADRID – HUESCA/ Trajneri i “Los Blancos” Solari: Nuk dorëzohemi para asgjëje, duhet të tregojmë se…

Reali i Madridit e di shumë mirë se sa e rëndësishme është fitorja kundër Huescas këtë të diel. Dhe këtë e konfirmon trajneri Santiago Solari. Sipas trajnerit argjentinas, futbollistët e tij dëshirojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, pas startit negativ të këtij sezoni.

“Nuk kam nevojë t’i motivoj lojtarët. Ata janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Pikët e kësaj përballjeje kanë shumë vlerë për ne, sidomos sepse luajmë jashtë shtëpisë tonë. Duhet të tregojmë se jemi luftarakë dhe nuk dorëzohemi para asgjëje. Duhet të jemi përqendruar në mbrojtje dhe shumë agresivë në sulm”.

Solari u ndal gjithashtu edhe tek portieri Keylor Navas, i cili nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për lënien në stol si portier i dytë. Madje, Navas, i cili do të mbushë 32 vjeç më 15 dhjetor, është përfolur për një largim që në janar nga madrilenët. Tranjeri i “Los Blancos” deklaroi se e respekton mendimin e çdo lojtari:

“Unë po mundohem të bëj gjërat të funksionojnë. Po përpiqem që secili futbollist të japë maksimumin e tij, të ndihen të lumtur dhe të vlerësuar, kjo është puna ime. Por ndjesitë e veçanta të lojtarëve janë të respektuara, askush nuk mund të bëjë asgjë për të tilla situata. Gjithmonë kam menduar se Reali i Madridit është klubi më i mirë në botë dhe nuk ka vend më të mirë për të luajtur”.

Aktualisht, kampionët e Europës renditen në vendin e 5-të në La Ligas, me 23 pikë të grumbulluara në 14 takime të luajtura. Sfida kundër Huescas duket mjaft e lehtë në letër për klubin merengues, duke marrë parasysh se kundërshtarët gjenden në vendin e fundit. Por, gjithsesi, nga Reali nuk kanë munguar surprizat e pakëndshme këtë sezon, prandaj mbetet për t’u parë nëse skuadra e Solarit do të marrë 3 pikët.

Related posts

190 MIJË PAUNDË NË JAVË/ Njihuni me futbollistin adoleshent më të paguar në botë

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi bën goditjen e dytë në merkato, firmos Marko Van Basten

Delo.autor

Conte i kundërpërgjigjet akuzave të Mourinhos: Ai është një burracak!

Q.Autor

Leave a Comment