Futboll Seria A Sport

VRAU VETEN SI PASOJË E RACIZMIT? Reagon babai i ish-sulmuesit të Milanit: Nuk është e vërtetë, ai u acarua nga…

Ditën e djeshme bota e futbollit u trondit nga lajmi i vetëvrasjes së ish-futbollistit të Milanit, Seid Visin, i cili dyshohet se e kreu aktin nën presionin e abuzimeve raciste.

Por për të hedhur poshtë zërat ka menduar babai i 20 vjeçarit i cili kundërshtoi çdo lajm mbi vetëvrasjen e djalit të tij duke u shprehur se ishin probleme personale ato që e çuan drejt aktit të rëndë dhe hodhi poshtë zërat mbi letrën e dalë ditën e sotme, ku Visin pretendonte se ishte racizimi arsyeja e aktit të rëndë, por letra daton para dy vitesh.

“Djali im nuk e vrau veten sepse ishte viktimë e racizmit. Ai ka qenë gjithmonë i dashur dhe i pëlqyer, madje këtë mëngjes kisha ishte e mbushur plot me njerëz me qirinj që morën pjesë në varrimin e tij.

Letra? Ishte një rrugëdalje, ai u acarua nga klima në Itali, por nuk asnjë lidhje me vetëvrasjen e tij, vetëm spekulime. Nuk dua të flas për çështjet personale të djalit tim. Thjesht dua të them se ishte një person i mrekullueshëm”, e mbylli fjalën baba i Visin.

Seid Visin lindi në Etiopi dhe u adoptua në një familje nga Noçera. Ai kishte luajtur me ekipin e të rinjve të Milanit së bashku me Xhixhi Donarumën dhe më pas ishte transferuar drejt Beneventos.

Related posts

Arsenali kalon në epërsi, shënon golin Aubameyang (VIDEO)

Isa.Autor

SKRINJAR “bën me zemër” INTERIN, REFUZON rinovimin e kontratës dhe KËRKON…

Isa.Autor

“Fenomeni” shkon në ndihmë të yllit të Premier League

Q.Autor

Leave a Comment