Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Ish-trajneri i Interit gati të marrë drejtimin e Fenerbaces

Mediat turke raportojnë se Rafael Benitez do të jetë trajneri i skuadrës turke të Fenerbaçes.

Lajmi i bujshëm bëri xhiron e rrjeteve sociale duke u habitur të gjithë me vendimin e tekniku spanjoll.

Pas shkarkimit të Emre Belezoglu, presidenti i klubit turk, Ali Koç u shpreh se do të afronte në skuadër një trajner të shkollës portugeze ose gjermane, por mediat në Turqi e kanë bërë fakt të kryer uljen e 61 vjeçarit në stolin e Fenerbaçes.

Me afrimin e një trajneri të tillë, klubi turk pritet të bëjë dhe blerje të mëdha për të bindur spanjollin për ambiciet e klubit.

Benitez ka një karrierë të gjatë si trajner duke stërvitur disa skuadra ku spikasin, Real Madrid, Liverpul dhe Inter.

Related posts

“NDAJ SAMPDORIAS DO TË JETË E VËSHTIRË”/ Flet Sarri: Në Champions i trembesha vetëm…

Delo.autor

Shorti i plotë/ Kategoria e Dytë nis kampionatin, grupi A vjen me derbi

Isa.Autor

DISFATA E “KATATALANASVE” NDAJ REAL MADRID/ Van Gaal i zhgënjyer: Ky “El Clasico” ma theu zemrën

Delo.autor

Leave a Comment