Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Tekniku Sarri tek Juventus si CR7, ja sa ka kushtuar për një sezon të vetëm…

Sezoni i Maurizio Sarri-t në drejtim të Juventus-it i ka kushtuar bardhezinjve sa një lojtar i madh ose sa një vit rrogë i Cristiano Ronaldo-s.

Zgjedhja për t’ia marrë Chelsea-t të Abramovich dhe për t’i besuar vendin e lënë bosh nga Max Allegri i ka kushtuar klubit rreth 30 milionë euro.

Rroga e trajnerit ka qenë 6 milionë euro, plus bonuse. Me përjashtim të kursimit të bërë pas marrëveshjes së arritur me skuadrën në mes të pandemisë, Juventus ka qenë e detyruar ta paguajë deri në qindarkën e fundit për dy vite: 12 milionë euro, pothuajse dyfishi në bruto.

Këtyre i shtohen 2.5 milionët që duhen paguar si dëmshpërblim për mos ushtrimin e kaluzolës për t’ia rinovuar kontratën për vitin e tretë. më pas është edhe shfira e paguar për ta liruar nga Chelsea, rreth 4 milionë euro.

Në total, rreth 30 milionë euro për ta mbajtur në drejtim të skuadrës vetëm një vit dhe për të fituar një kampionat.

Related posts

ZYRTARE/ Argjentina publikon listën për Kupën e Botës, mungon Icardi

Sadik.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Valencia në “Camp Nou”. Rezultati 2-2

Delo.autor

PAS TOTTENHAM/ Një tjetër klub i Premier do bëhet me stadium të ri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment