Futboll Premier League Sport

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Presidenti i Chelsea-t është i gatshëm të bëjë gjithçka për yllin e Serisë A…

Sulmuesi i Inter-it Romelu Lukaku mund të kthehet te Chelsea.

Një lajmë që është raportuar nga Eurosport dhe që duhet të frikësojë shumë tifozët e Inter-it.

Duket se Roman Abramovich është interesuar personalisht për lojtarin. Dhe nuk ka ndërmend të kursehet për të përforcuar akoma më shumë kampionët e Europës.

Miliarderi rus është i sigurt se Lukaku është lojtari i duhur për të rritur mundësitë e skuadrës që të fitojë Premier League sezonin e ardhshëm.

Lukaku ka qënë një lojtar i Chelsea-t nga 2011-ta në 2014-ën, më pas është transferuar tek Everton dhe tre vite me pas te Manchester United.

Në 2019-ën është transferuar tek Inter për 74 milionë euro. Me fanellën zikaltër, sezonin e kaluar ka shënuar 24 gola në 36 ndeshje të luajtura në Serinë A.

Related posts

0 GOLA DHE 0 ASIST NË CHAMPIONS/ Blerja e bujshme e Barcelonës duhet të përmirësohet, ja statistikat

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Angli-Skoci. Rezultati 0-0

Delo.autor

E BUJSHME/ As POGBA dhe as MARCELO: JUVENTUSI bën gati planin 160 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment