Futboll Sport

“EURO 2020″/ Nuk luhet vetëm për 8 kg argjend, UEFA rrit premiot me 25% në këtë kompeticion

Kombëtaret pjesëmarrëse vazhdojnë përgatitjet e tyre deri në pritje të 11 qershorit, kur në stadiumin “Olimpiko” të Romës, Italia dhe Turqia do të ngrenë siparin e edicionit të 16-të të Europianit 2020, i cili u shty një vit më vonë (ndonëse e ruajti emrin “Euro 2020”) prej pandemisë.

Kampionia në fuqi, Portugalia, do të provojë të mbrojë jo vetëm fronin në të cilin qëndron e ulur që prej 2016-ës, pasi mposhti në finale Francën, por në të njëjtën kohë do të provojë që t’i dyfishojë trofetë në muzeun e vet. Kupa e projektuar nga Pierr Delone dhe që më pas morri emrin e babait të tij, Henri Delone (ish-presidenti i Federatës Franceze të Futbollit dhe arkitekti i idesë së krijimit të Europianit) është ristrukturuar në vitin 2008 (trofeun e ri e ngriti në qiell Iker Kasijas me Spanjën), duke marrë përfundimisht formën aktuale e cila është jo vetëm 18 centimetra më e lartë, por edhe dy kilogramë më e rëndë.

Trofeu i këtij Europiani gjithsesi nuk është prestigjioz vetëm për faktin  e 8 kilogramëve argjend “Sterling”, por sepse udhëtimi për të arritur deri te fitorja e tij dhuron shumë miliona për federatat pjesëmarrëse.

SA SHUMË MILIONË

Secila prej 24 kombëtareve të kualifikuara ka arkëtuar tashmë 9.25 milionë euro, premio kjo e cila është rritur ndjeshëm kundrejt edicionit të kaluar “Francë 2016”, duke qenë se çdo pjesëmarrëse do të fusë në xhep 1 milion e 250 mijë euro, ndërsa në total, UEFA ka vendosur që të rrisë me 25 për qind shpërblimet për kompeticionin. Gjithsesi, për fazën e grupeve këto nuk do të jenë përfitimet e vetme, duke qenë se UEFA ka vendosur që çdo fitore ta vlerësojë me 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi do të vlejë 750 mijë euro.

Për sa i përket fazës me eliminim direkt, kualifikimi për në 1/ 8-at (16 skuadrat që do të dalin nga dy të kualifikuarat e çdo grupi dhe 4 të tretat më të mira) do të sjellë 2 milionë euro të tjera shtesë. Ndërkohë, premiot do të vazhdojnë me shtimin e 3.25 milionëve për arritjen në çerekfinale, 5 milionë euro kush arrin në gjysmëfinale, ndërsa të qenit finalist garanton 7 milionë.

Për më shumë, skuadra që do të ngrejë trofeun do të marrë edhe 3 milionë euro të tjera (10 milionë në total për finalisten fituese). E thënë ndryshe, çdo kombëtare që arrin të shkojë deri te trofeu do t’i çojë federatës respektive një shifër mes 31 dhe 34 milionë eurove totale (kjo varet nga rezultatet në grupe). Shkurt, UEFA di që të jetë shumë zemërgjerë, por kur do ama…

Related posts

Ethet e Botërorit/ Mijëra tifozë mbushin me ngjyra rrugët e Rusisë (FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Goditje e trefishtë, zbulohet pakti i Dinamos me klubin e Apolonisë

Delo.autor

Frikë te Bayern Munich, Thiago Alcantara kthehet në La Ligë?

Sadik.Autor

Leave a Comment