Futboll Sport

ZYRTARE/ Jasir Asani e mbyll me Partizanin, 26-vjeçari zbulon vendimin për të ardhmen

Jasir Asani nuk është më lojtar i Partizanit. Ka qenë vetë futbollisti që nëpërmjet një postimi të bërë, ka njoftuar se e ka mbyllur me të kuqtë, duke dalë tashmë një lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

JASIR ASANI DEMI
Në postimin e tij, Asani falënderon klubin dhe tifozët e kuq. Kujtojmë se futbollisti 26-vjeçar del si një lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Partizanin. Ofertat në drejtim nga skuadra të ndryshme jashtë nuk mungojnë dhe tashmë do të zgjedhë me qetësi se ku do të vazhdojë karrierën.

POSTIMI:

Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.
Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.
Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan

Related posts

JUVENTUS VENDOS REKORD/ Gjithçka e ezauruar në “Allianz Stadium” kundër Lazio

Sadik.Autor

INTERI kthehet në rrugë të mbarë. Zikaltrit “likujdojnë” Fiorentinën në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

KAMPIONATI “US OPEN”/ Serena Williams gati: Më mungon agresvitetit

Sadik.Autor

Leave a Comment