Futboll Sport

ZYRTARE/ Nga një afrim për çdo ditë, Barcelona prezanton mbrojtësin brazilian

Pas Agueros ditën e hënë dhe Erik Garsias ditën e djeshme, sot Barcelona ka prezantuar afrimin e radhës.

Emerson Rojal është lojtari më i ri i katalanasve. Ka qenë vetë klubi i Barcelonës, që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar afrimin e mbrojtësit të djathtë. 22-vjeçari ka treguar paraqitje të shkëlqyera në La Liga me skuadrën e Real Betisit dhe kjo i ka bindur drejtuesit e Barcelonës për ta rikthyer në skuadrën e tyre.

Emerson ka qenë në pronësinë e Barcelonës, por prej dy vitesh ka luajtur me Betisin, ku ka treguar paraqitje shumë të mira.

Për brazilianin interes kanë shfaqur edhe disa klube të tjera, por dëshira e lojtarit ishte të rikthehej te Barcelona dhe kështu ndodhi.

Related posts

“E MERITUAM FITOREN NDAJ PARTIZANIT”/ Mesfushori Aleksi: Rritja e besimit dhe ruajtja e grupit na bën që…

Delo.autor

U RRËZUA NË “WEMBLEY”/ Mourinho: Ishte e qëllimshme, por jo penallti

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist nga Lidenlof, Rashford ndëshkon Granada-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment