Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Inzaghi ka frikë për Milanin, Sanchez i abonuar me dëmtimet në kombëtare

Pauza e kombëtareve i ka lejuar skuadrat të pushojnë pas një kalendari shumë të ngjeshur dhe duket se i përfituari më i madh është Interi që para se të ndalej kampionati, ka pasur një muaj vërtet intensiv. Kryesuesit e Serisë A do të rinisen në 5 shkurt me një ndeshje jo të zakonshme, derbin me Milanin.

Ndërsa përgatitjet do të nisin brenda pak ditëve dhe pjesa më e madhe e lojtarëve do të jetë në dispozicion të Inzagit (më saktë të ndihmësit të tij Farris sepse trajneri ka rezultuar i infektuar me COVID-19), te zikaltrit ka ende diçka që shqetëson.

Bëhet fjalë për amerikano-jugorët dhe rikthimin e tyre në Itali. Lautaro, Sançez e Vesino janë grumbulluar me Argjentinën, Kilin e Uruguain dhe ndërsa në Milano po luten që asnjë prej tyre të mos dëmtohet, ata do të mbërrijnë vetëm të enjten e 3 shkurtit, pra praktikisht vetëm 48 orë para derbit dhe do të mund t’i bashkohen skuadrës vetëm në stërvitjen e së premtes.

Ajo që shqetëson është pikërisht gjendja e tyre fizike. Gjithmonë në rast se nuk dëmtohen, pasi Sançez është “i abonuari” i dëmtimeve me kombëtaren, të dy sulmuesit do të luajnë nga dy ndeshje secili, madje të parën përballë njëri-tjetrit në mesnatën e datës 27 dhe 28 janar dhe tjetrën mes datës 1 dhe 2 shkurt.

Me rikthimin në Itali stafi duhet të jetë i aftë të bëjë riaftësimin dhe rikuperimin e menjëhershëm të tyre, për t’i siguruar Inzagit opsionet për të zgjedhur. Deri më tani i vetmi sulmues në dispozicion është Edin Xheko dhe dëmtimi i Hoakin Korreas dhe kthimi i vonë i latinëve është një nga arsyet kryesore pse tek Interi po insistojnë për një tjetër sulmues.

Kështu ankthi i Inzagit lidhet pikërisht me gjendjen në të cilën do të kthehen Lautaro e Sançez, njëri prej të cilëve duhet të jetë patjetër partneri i boshnjakut në derbi.

E ndërsa pjesës së mbetur të grupit në Apiano Xhentile u duhet vetëm të kujdesen për përgatitjen atletike, amerikano-jugorëve u duhet me patjetër të ndjekin këshillat e trajnerit të tyre: të driblojnë dëmtimet dhe të kthehen në formën më të mirë të mundshme.

Related posts

“DETYRA IME ËSHTË TË MENDOJ PËR LOJËN”/ Koeman: Të jemi realistë, kjo Barcelonë nuk mund të fitojë shumë gjëra

Delo.autor

U PËRLESHËN NË MARKET/ Ja momenti kur plagoset në stomak ish-futbollisti 20-vjeçar (VIDEO)

Delo.autor

6 GOLA TË SHËNUAR/ Por Guardiola sërish i pakënaqur, bën për “ujë të ftohtë” Grealish e Mahrez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment