Futboll Sport

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re

Amir Abrashi është lojtari më i ri i Grasshoper. Ka qenë vetë klubi  zviceran që ka njoftuar firmën me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Abrashi rikthehet kështu te Grasshoper, aty ku shpërtheu para 11 viteve. 31 vjeçari kaloi 5 sezone me zviceranët para se të transferohej në Gjermani tek Frajburgu.

Abrashi kalon te Grasshoperi si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Frajburgun dhe ka firmosur për dy vite.

“Gjithmonë kam dashur të rikthehet te Grasshoperi dhe tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë. Mezi po pres të rikthehem në shtëpi”, tha Abrashi në fjalët e para pas zyrtyarizimit.

Related posts

MËRGIM MAVRAJ NUK SHKON NË BUDENSLIGË/ Largohet nga Greuther Furth

Delo.autor

TËRBOHEN TIFOZËT/ Komentatori i njohur OFENDON KEQ INTERIN: Skuadër e…(VIDEO)

Isa.Autor

ÇMENDET REALI/ PEREZ ofron 140 milionë euro për kampionin e botës, NUK është POGBA

Isa.Autor

Leave a Comment