Futboll Sport

ZYRTARIZON “DIVORCIN” ME MAQEDONINË E VERIUT/ Angelovski: Nuk duhet të jemi të dëshpëruar sepse…

Maqedonia e Veriut pësoi një disfatë 3-0 në sfidën ndaj Holandës dhe ky rezultat ka qenë fatal për të ardhmen e trajnerit Igor Angelovski, i cili ka dhënë dorëheqjen si trajner i maqedonasve.

‘’Pas turneut do të japim një vlerësim të përgjithshëm. Nuk duhet të jemi të dëshpëruar se është një paraqitje debutuese dhe dua të falënderoj të gjithë futbollistët për mundin e tyre. Nuk komentoj vendimet e arbitrave, vetëm dua të shtoj se si njeri dhe si trajner duhet vendosur një cak.

Kjo është konferenca ime e fundit, dua të falënderoj stafin teknik, futbollistët dhe Gorand Pandev bashkë me të gjitha mediat që bashkëpunuan me ne dhe falënderoj familjen time për përkrahjen. Këto janë momente që do të mbahen mend gjithë jetën. Nuk i dalloj futbollsitët dhe nuk dua të veçoj asnjërin prej tyre.

Marrëveshja ime përfundon këtu dhe është konferenca ime për shtyp e fundit. Kjo do të thotë se nuk do të jemë më trajner i Maqedonisë së Veriut që prej 31 korrikut.

Ky është një moment që përcollëm shumë për futbollin vendas dhe ju falënderoj për 5 vitet e kaluara së bashku dhe është një shembull që duhet të përcillet nga të gjithë ne’’.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Milanit i surprizon të gjithë, bëhet shok skuadre me…

Delo.autor

MESSI FUT BARCELONËN NË KAOS/ Iniciohet mocion mosbesimi ndaj Bartomeu

Delo.autor

Kjo nuk kishte ndodhur kurrë me një shqiptar/ Strakosha, portieri i ri më i mirë në Evropë!

Q.Autor

Leave a Comment