Futboll Sport

“A ËSHTË ME TË VËRTETË NJË YLL?” Portieri Courtois “fundos” sulmuesin e Manchester United

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, ka qenë “viktimë” i një seance pyetje/përgjigje mes Thibaut Courtois dhe Jan Vertonghen, respektivisht portier dhe mbrojtës i Belgjikës.

Të dy kanë qenë protagonistë të disa pyetjeve dhe përgjigjeve, të drejtuara nga mbrojtësi i Benfica-s për Pickx Sports.

Vertonghen ka pyetur portierin e Real Madrid që të përmendte yjet që nuk kanë marrë pjesë në Europian.

Courtois ka përmendur vetëm ish-shokun e tij të skuadrës Sergio Ramos, i cili nuk është grumbulluar nga Spanja, ndërsa Vertonghen e ka kompletuar përgjigjen duke lexuar emrat që kishte shkruar në letër:

“Haaland, Martial, Ter Stegen, Van Dijk, Zaniolo, Kean, Dzeko, Oblak, Pjanic…”.

I menjëhershëm reagimi i Courtois: “Martial? Është me të vërtetë një yll?”.

Related posts

E BUJSHME/ Një SHQIPTAR i dërguar special nga UEFA për PSG-Liverpool (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Finalja e Superkupës Europiane me tifozë? UEFA merr vendimin

Delo.autor

Nuk kursehet për SHQIPËRINË/ Andi LILA emocionon KUQEZINJTË bashkë me “kapitenin” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment