Futboll La Liga Sport

“SKANON” ISH-TEKNIKUN E BARCELONËS/ Legjenda Iniesta: Guardiola dhe në Indi do të ndjekë filozofinë e tij

Legjenda e Barecelonës, Andres Iniesta, ka folur në lidhje me sukseset e Barcelonës gjatë kohës që mesfushori ka luajtur në Spanjë. “Besoj se për të pasur sukses në futboll duhet të funksionojnë shumë elementë. Ne kishim një trajner fantastik si Pep Guardiola në rrugën tonë. Kishim një gjeneratë futbollistësh që po rriteshin dhe kishin shumë talent.

“Barcelona është mbi çdo lojtar, pasi nëse humbet, do të fillojë të fitojë, dhe gjithmonë do ta ruajë identietin. Guardiola? Çdo skenar është i ndryshëm. Ka ndryshime në Spanjë, Itali, apo Gjermani. Ajo çfarë e identifikon një skuadër është trajner.

“Guardiola, edhe nëse stërvit në Indi, do të vazhdojë me idetë e tij për futbollin”, – tha mesfushori spanjoll. Ai ka një vlerësim shumë të madh për ish-teknikun e tij që mbetet një nga teknikët më të mirë në botë.

Related posts

Gjuajtja e Candrevës i kushton shtrenjtë 25-vjeçarit (Video)

Sadik.Autor

LARGIMI NGA MANCHESTER CITY/ Ylli Aguero i dhuron “Range Rover”-in puntorit që rregullonte fanellat (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA E LEGJENDËS SË FUTBOLLIT/ Rivaldo shprehet: Solari nuk është gati, ja çfarë trajneri i duhet Real Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment