Futboll Seria A Sport

“AI KA NDRYSHUAR GJITHÇKA”/ Legjenda Sacchi duartroket Italinë “dominuese” dhe i jep meritat Mancinit

“Italia fiton, bind dhe argëton. Blutë e Mancini eliminuan Belgjikën e frikësuar dhe fluturuan në gjysmëfinale. Ndeshja ishte e pasigurt vetëm në njëzet minutat e para, kur të dy pretendentët studiuan njëri-tjetrin në pritje të gabimit të tjetrit ose kundërsulmit fitues”.

Kështu fillon analiza e legjendës Arrigo Sacchi, në faqet e La Gazzetta dello Sport:

“Një goditje nga De Bruyne e frikshme me një pritje pasuese nga Donnarumma u hoqi ndrojtjen bluve, duke shënuar fillimin e dominimit të tyre.

Shpejtësia dhe shkathtësia e Chiesa kontribuan për të dhënë guxim, si dhe siguria mbrojtëse e përqendruar në të gjithë ekipin, e udhëhequr nga Bonucci, Chiellini dhe shkëlqyeshmëria e jashtëzakonshme taktike e Jorginho fenomenal.

Në minuten e 31′ goli i bukur i Barella theu të gjitha hezitimet dhe pakësoi pasiguritë.

Puna që po bën Mancini është e jashtëzakonshme, pa të kjo skuadër nuk do të luante ashtu.

Në një kohë të shkurtër ai arriti për t’i dhënë një stil modern futbollit tonë të vjetër. Shpresoj se kjo do të hapë një rrugë për të gjithë trajnerët italianë”.

Related posts

Gol fantastik i Doçit/ Shqipëria e mbyll në barazim pjesën e parë ndaj Skocisë

Isa.Autor

“NUK ËSHTË FAJI I DIEGOS PËR…”/ Homazhet e Maradonës rrisin numrin e të prekurve me COVID-19, shfajësohet vajza e tij

Delo.autor

I KOPJOI FESTIMIN/ Del Piero: Do detyroj Vlahovic të më paguajë një darkë

Delo.autor

Leave a Comment