Futboll Seria A Sport

“AI KA SHUMË AMBICIE”/ Sulmuesi Mkhitaryan: Mourinho nuk do tia dijë për atë gjë…

Henrikh Mkhitaran, sulmuesi i Romës, dha një intervistë për Sky Sport:

“Qëllimet nuk kanë ndryshuar që nga viti i kaluar, ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të bërë më mirë se vitin e kaluar.

Nuk do të jetë e lehtë, ne kemi një trajner të ri me ide të reja, ne duhet të përshtatemi për të bërë më të mirën e mundshme sa më shpejt të jetë e mundur. Unë pres që të bëjmë më mirë se vitin e kaluar “.

Rreth Mourinhos. “Ai ka shumë ambicie, ai gjithmonë dëshiron të fitojë. Ai nuk do tia dijë nëse luan mirë ose keq, vetëm tre pikët kanë rëndësi.

Të gjithë e dinë që ai ka fituar pothuajse gjithçka, ne shpresojmë të fitojmë diçka sepse ai mund të na japë më shumë.

Unë nuk dua të flas për të kaluarën., kemi biseduar së bashku, kemi filluar përsëri nga një nivel i ri. Unë e di atë që ai kërkon nga lojtarët, unë jam gati për çdo gjë. Ne kemi sqaruar gjithçka”.

Related posts

LIVERPOOL-MANCHESTER UNITED/ Pas 14 minutash lojë, Van Dijk zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“Sport Bild”: Bayern Munich do ta blejë James Rodriguez në verë

Q.Autor

PSG ofron 50 milionë euro për Alex Sandro, Juventus: Shifër qesharake

Sadik.Autor

Leave a Comment