Futboll Sport

ANALIZA/ Botërori për Ramos është i vështirë, Ansu Fati dhe Asensio…

Kombëtarja spanjolle tani është me pushime. Më 2 shtator do të rikthehet sërish në fushën e lojës me një tjetër “finale”, një ndeshje e rëndësishme për të arritur vendin e parë në grupet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Vendi i parë është i vetmi që të çon në Botëror. Në Europian Spanja mori sinjale pozitive dhe konsolidoi janë grup, për të cilin kishte shumë dyshime që nga fillimi kur Luis Enrike prononcoi emrin e Pablo Sarabias si të fundit nga 24 të zgjedhur. Kanë kaluar 41 ditë dhe ky grup është sjellë në atë mënyrë, sa vetëm penalltitë e nxorën jashtë kundër një Italie në formë të jashtëzakonshme. Europiani solli sinjale pozitive për Spanjën dhe Enrike do të punojë më i qetë.

UNAI TITULLAR – Një nga debatet e mëdha për Europianin ka qenë portieri i Spanjës. Unai Simon e fitoi vendin e titullarit dhe ka luajtur 13 ndeshje radhazi, diçka që nuk ndodhte që prej 15 ndeshjeve të Kasijasit në vitin 2008-2009. Unai është portieri i Luis Enrikes dhe ka fituar besimin e tij.

AZPILIKUETA – Mbrojtja e djathtë është pozicioni që ka më shumë problem te Spanja në vitet e fundit. Plani me dyshen Karvahal-Navas nuk funksionoi. Rrugës u shfaq Markos Jorente, por më vonë luajti Azpilikueta. Sigurisht që, për të ardhmen ky rol është i Karvahalit.

RAMOS NË AJËR– Është një skenar i papritur, por Serxho Ramos nuk do ta ketë aspak të lehtë rikthimin nga Parisi në kombëtare. Mbrojtësit e qendrës në Europian kanë bindur. Erik Garsia, Pau Torres, Diego Jorente dhe Laport kanë besimin maksimal të trajnerit Luis Enrike. Është një repart që gjithmonë ka gjeneruar debat, por idetë e trajnerit janë të qarta.

ALBA-GAJA – Krahu i majtë është krejt i kundërti me atë të djathtin. Dy lojtarët që kanë qenë në Europian janë më të avantazhuar për të qenë edhe në Botëror. Gaja dhe Alba ofrojnë siguri për “Furinë e Kuqe” dhe të tjerët si Kukureja, Miranda dhe Pedraza janë gati për të përfituar.

BUSKETS SHEH KATARIN – Kapiteni ishte një nga surprizat e Europianit. Nuk do të luajë më një Europian, por sigurisht që është afër Botërorit. Enrike beson shumë te kapiteni i skuadrës dhe niveli që ka treguar lojtari i Barcelonës ishte i shkëlqyer. Pritej më shumë nga Rodri, por ai duhet ta tregojë në fushë këtë gjë.

PEDRI DHE KOKE – Talenti i Spanjës është ai që doli nga ky Europian me më shumë eksperiencë dhe besim. Në krahun e tij ishte Koke, i cili gjithashtu nuk bëri keq. Të dy janë të sigurt për të ardhmen.

FATI DHE ASENSIO – Luis Enrike mori sinjale pozitive nga lojtarët aktualë, por pret gjithashtu edhe të tjerët. Ansu Fati është ai që pritet të ketë një rol thelbësor në Botëror, por pa harruar Marko Asension.

PANORAMA

Related posts

PARA NDESHJES SË SUPERKUPËS/ Pep shfaqet i mërzitur: Ne po nënvleftësohemi sepse nuk…

Delo.autor

I SHËNOI DOPIETË ME PENALLTI/ Kamerat kapin momentin kur Kristiano Ronaldo ironizon portierin e Xhenoas (VIDEO)

Delo.autor

3 GOLA PËR 8 MINUTA/ Sancho vazhdon të mahnitë Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment