Futboll Sport

ANALIZA/ Gjashtë gabimet që Anglia nuk duhet t’i përsërisë

Anglia luajti shumë mirë me Danimarkën, por sërish nuk shkëlqeu. Garet Sauthgejt pa 6 probleme në skuadrën e tij, të cilat do të mundohet t’i korrigjojë nesër kundër Italisë.

SINKRONIZIMI I MBROJTJES – Paraqitjet individuale mund të jenë shumë të mira, por Meguajër dhe Stons nuk ishin në të njëjtën gjatësi vale kundër Danimarkës, ashtu si shokët e tyre në krahë. Shou dhe Uoker shtynin përpara në pjesën e parë, duke i lënë shpesh dy qendrat të vetmuara.

FAULLET IDIOTE – Goli i Danimarkës erdhi pas një faulli të panevojshëm të Shout ndaj Kristensenit. Nëse e bëjnë me Italinë, mali do të bëhej më i vështirë për t’u ngjitur.

KONTROLL NË MESFUSHË – Rasj dhe Filips luajtën shumë mirë këtë turne, por ka zëra që kërkojnë rikthimin e Hendersonit. Italia do të ketë tre mesfushorë, Verrati-ZhorzhinjoBarela, dhe Anglia duhet të ketë më shumë kontroll. Në 45’ ndaj Danimarkës, mbrojtja u gjend shpesh zbuluar.

ZËVENDËSIMET – Anglia e bëri zëvendësimin e parë kundër Danimarkës në 69’. Të dytin në shtesë, atëherë kur kundërshtari i kishte bërë 5. Sigurisht që Sauthgejt nuk gaboi me to, por me intensitetin ndaj Italisë, ai duhet ta shfrytëzojë më mirë stolin e pasur që ka.

EFIKASITETI – Ndaj Danimarkës Anglia bëri 20 goditje drejt portës, por shënoi vetëm 2 gola. Ndaj Italisë nuk mund të shpërdorojë kaq shumë.

PIKFORD – Të gjithë e dinë talentin e tij me këmbë, por ndaj Danimarkës, portieri pati shumë pasiguri dhe në momente presioni humbte topa të panevojshëm.

Related posts

DE ZERBI “PËRNDJEK” ASLLANIN/ Brighton nuk i ndahet yllit kuqezi, në janar ofensiva e radhës

F.autor

ITALI-ANGLI/ “Për mbretëreshën për kombin”, anglezët motivojnë “tre luanët”. Finalja “tërbon” mediat (FOTO)

Delo.autor

SISTEMI VAR SËRISH ME NDRYSHIME/ Hidhet ideja për pozicionin jashtë loje milimetrik, ja kur hyn në fuqi

Delo.autor

Leave a Comment