Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Zotërim topi, ritëm dhe zëvendësime. Tri arsye pse “Azzurrët” befasojnë “3 Luanët”

Në “Wembley”, tempullin me 60 mijë spektatorë si kapacitet të Anglisë, që ndoshta është disi më e lodhur, do të shkojë një Itali që bazohet te siguri të ndryshme. Është më e organizuar, nuk vrapon më pak se rivalët, do të mund të pasojë më shumë sesa kundër Spanjës, duke imponuar ritmet dhe futbollin që e dërgoi në finale. Mançini në stol ka resurse që e lejojnë të luajë me të njëjtën formë, për ta modifikuar më pas gjatë ndeshjes në bazë të nevojave taktike dhe penalltive të mundshme.

SHUMË UDHËTIME – Italia rikthehet në “Wembley” me një ditë pushimi më shumë dhe pa dy shtesa të afërta me danezët, por në tri ndeshjet e fundit u detyrua dy herë të luajë nga 120 minuta, ndërsa Anglia vetëm një. Mbi të gjitha, “Tre Luanët” kanë luajtur në shtëpi pesë ndeshje nga gjashtë në “Wembley” me vetëm një udhëtim të kryer, atë për çerekfinalen kundër Ukrainës. Ndryshe edhe menaxhimi i resurseve nga dy trajnerët, Sauthgejt ka përdorur vetëm 21 lojtarë nga 26, Mançini 25 (të gjithë përveç Meretit).

MARATONOMAKËT KUNDËR “SHIGJETAVE” – Ndoshta vërtet në letër Spanja ishte rivalja më i frikshme, e vetmja që mund të detyronte “Axurrët” të vraponin bosh. Sot Italia do të përpiqet ta rikthejë ndeshjen më pranë ritmeve të saj, pa pësuar zotërimin e topit të kundërshtarëve, duke vrapuar mirë, përveçse shumë. Sepse të dhënat janë të qarta. Në këtë Europian vetëm Spanja ka pasur më tepër volum kilometrash të përshkruar se Italia, që ka te Zhorzhinjo “maratonomakun” e finales (72,3 kilometra, kundër 67,3 të Filipsit). Megjithatë, ai e anglezëve është një vrapim që “djeg” kundërshtarin, ndërsa Italisë i mungon Spinacola që në shpejtësi preku 33,8 kilometrat në orë (Sterling është i ndalur në 33,1).

ITALI “KAMELEON” – Italia është më “kameleone” se Anglia. Me siguri përdor më shumë stolin. Mançini ka shfrytëzuar në maksimum edhe pesë zëvendësimet duke përdorur edhe të gjashtin kundër Spanjës. Sauthgejt e ka bërë vetëm dy herë, në dy raste madje është ndalur në dy dhe kreu vetëm katër ndërrime në 120 minuta kundër Danimarkës. Edhe ky opsion mund të bindë Mançinin të zgjedhë një formacion të ngjashëm, në mos identik, me atë të së martës. Nëse do të ketë ndryshime më përpara do të kryhen vetëm nga lodhja e dikujt, por do të jenë sinjale të pritshme vetëm në orët e ardhshme.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Napoli tronditet nga Granada, paqe në Benfica-Arsenal. Përmbysje e “çmendur” e Ajax

Delo.autor

Shefi i garave në FSHF: Ja pse s’kemi garanci me 14 skuadra në superligë

Sadik.Autor

KRIZË EKONOMIKE TEK MANCHESTER UNITED/ Familja Glejzers nxjerr në shitje një pjesë të aksioneve të klubit

Delo.autor

Leave a Comment