Futboll Seria A Sport

ANGLIA NË FESTË PAS KALIMIT NË GJYSMËFINALE/ Trajneri Southgate i lumtur që sheh tifozët me birra në duar

Anglia në delir. Për herë të dytë kombëtarja e Tre Luanëve kalon në fazën gjysmëfinale të një Evropiani dhe tani të gjithë presin finalen, pse jo, triumfin.

Tifozët e prisnin fitoren me Ukrainën dhe e festuan gjatë mbrëmë në Londër dhe në qytete të tjera. Trajneri Gareth Southgate është i kënaqur për këtë dhe pas ndeshjes theksoi se e lumturon fakti që po i sheh tifozët me birra në dorë duke festuar.

“Lojtarët ishin fantastikë. Të luash mirë në një ndeshje me kaq shumë ndalesa, ishte impresionuese. Shpirti i grupit është fenomenal. Është e vështirë të lësh tre vetë jashtë liste para ndeshjes.

Po shpenzoj më shumë energji për të vendosur për tre lojtarët që mbeten jashtë, pasi të gjithë janë lojtarë të mirë. Asnjë prej tyre nuk e meriton të lihet në tribunë. Kemi arritur një tjetër gjysmëfinale. Duam të shkojmë dy hapa më tej. Është e mrekullueshme t’i shohësh të gjithë me birra në duar. Tifozët duhet ta shijojnë këtë,” – u shpreh Southgate.

Në krahun tjetër, ttrajneri i Ukrainës, Andrij Shevchenko, thotë se ekipi i tij, pavarësisht humbjes së thellë, u largua me kokën lart nga Euro 2020.

“Çdo humbje djeg. Në pjesën e parë luajtëm mirë. Edhe pse pësuam, dolëm para dhe mund të kishim barazuar. Fillimi i pjesës së dytë ishte vrastar për ne. Goli i dytë na rëndoi psikologjikisht dhe Anglia e shfrytëzoi maksimalisht duke na ndëshkuar.

Gjithsesi, Ukraina largohet me kokën lart, mendoj se askush nuk do të kishte vënë bast që ne do të arrinim deri në çerekfinale” – tha mes të tjerash trajneri Shevchenko.

Ndërsa Ukraina largohet për në Kiev, Anglia kthehet në Londër për të luajtur gjysmëfinalen me Danimarkën të mërkurën në orën 21:00.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Shikoni si ish-sulmuesi Henry bën për “ujë të ftohtë” Lukakun dhe De Bruyne (VIDEO)

Delo.autor

Ervin Skela: Ka humbur numri 10, Panucci po bënë një punë të mirë në Kombëtare

Sadik.Autor

VENDOS REKORD PAS TRIUMFIT NDAJ BARCELONËS/ CR7: Jemi një ekip kampionësh, kështu fitohet Champions

Delo.autor

Leave a Comment