Futboll Premier League Sport

INTERI DHE MILANI DRIDHEN/ Mourinho i tërbuar me mbrojtësit, në Milano për dy “YJE”

Jose Mourinho e ka larguar disi presionin e madh të javëve të fundit, falë fitores me përmbysje ndaj Newcastleit, por tashmë është bindur se skuadra aktuale ka nevojë për ndërhyrje urgjente, që në janar, ndaj do të kërkojë dy përforcime urgjente në janar.

Trajneri i Manchester United kërkon që klubi t’ia vërtetojë se ka besim tek ai, ndaj pret dy përforcime për të zgjidhur problemet në prapavijë, pas një tjetër paraqitjeje mediokre fundjavën e shkuar.

Që kur ka shkuar te United, Mourinho ka vuajtur për të gjetur një dyshe të besueshme në qendër të mbrojtjes dhe Eric Bailly e Victor Lindelof nuk janë ngjitur në lartësinë e pritshmërive. Sipas The Mirror, Mourinho kërkon të blejë dy mbrojtës në Milano: Milan Skriniar nga Interi dhe Alessio Romagnoli nga Milani.

Në bazë të ndryshimeve në rregulloren e UEFA-s, të dy lejohen të luajnë në Champions, nëse transferohen tek United, ndaj Mourinho ka kërkuar nga klubi që t’i blejë urgjentisht, edhe si një autokritikë për pasivitetin e treguar në merkaton e verës.

Të dy lojtarët vlejnë të paktën 50 milionë euro secili dhe nëse United i blen, Lindelof e Bailly dalin të tepërt.

Related posts

ZBULOHET PLANI I MERKATOS/ Raiola: De Ligt te dy top klube, zëvendësuesi falas për Juventusin

Delo.autor

JAVA E PARË E KAMPIONATIT/ Serie A starton me një rekord të papritur

Delo.autor

HEDH “DRITË” MBI TË ARDHMEN E TIJ/ Dibala mesazh të qartë: Juventus e di dëshirën time, të tjerat nuk…

Delo.autor

Leave a Comment