Futboll Sport

ARRIN MARRËVESHJEN PËR 5 VITE ME BARCELONËN/ Ja prapaskenat e rinovimit të Mesit

Lionel Mesi do të vazh dojë të qëndrojë te Bar celona. Ditën e djeshme u publikua lajmi se argjentinasi dhe klubi katalanas kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës. “L’Esportiu” thotë se akordi është total dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet, përpara se presidenti Joan Laporta të udhëtojë drejt Izraelit.

RISIA – Gjëja e veçantë apo ndryshe në këtë kontratë, në krahasim me atë që Laporta i prezantoi Mesit përpara se të shkonte në Kupën e Amerikës është rinovimi për 5 vitet e ardhshme. Në rast se nuk ka ndonjë ndryshim të momenteve të fundit, “Pleshti” do të qëndrojë te Barça deri në vitin 2026. Në fillim u spekulua se lojtari do të firmoste për 2 vite dhe pastaj do të shkonte në Amerikë për të luajtur me Majemin. Sigurisht që ky opsion nuk përjashtohet, pasi Mesi mund ta prishë kontratën me Barcelonën. Ideja paraprake është firma për 5 vite.

PËRGJYSMIM PAGE – E veçanta tjetër është përgjysmimi i rrogës nga ana e kapitenit argjentinas. Ai do të bëjë gjithçka që të qëndrojë te Barcelona. Kriza ekonomike e detyron klubin që të mos bëjë shpenzime të çmendura dhe Mesi në sezonin e parë do të përfitojë “vetëm” 20 milionë euro. Sigurisht që ai do të ketë edhe një premio në momentin që hedh firmën në kontratë, por në sezonin e dytë, Mesit do t’i rritet rroga në mënyrë të menjëhershme dhe në fund do të ketë patjetër një klauzolë që ai mund të largohet.

Ky është një ndryshim radikal në mënyrën se si menaxhohet klubi për shkak të krizës ekonomike. Por, të ndodhë çfarë të ndodhë, Barcelona nuk i kalon dot 200 milionë euro shpenzime për këtë rast sepse nuk lejohet nga La Liga. Burime brenda klubit bëjnë me dije që projekti i kontratës së Mesit ka qenë të hënën në zyrat e La Ligës, por askush nuk bëri koment.

“Barcelona i di mjaft mirë rregullat dhe e di gjithashtu se cila gjë është e pranueshme dhe cila jo. Ata duhet të shkurtojnë pagat dhe kjo është e sigurt”, thuhet në La Liga. Për momentin, Mesi vazhdon të qëndrojë në Argjentinë me pushime, por rikthimi i tij në Barcelonë duket më i sigurt se kurrë dhe do të vazhdojë të shkëlqejë me fanellën katalanase. Duket se projekti sportiv i presidentit Laporta e ka bindur që të qëndrojë në klubin ku u rrit dhe ka bërë histori të jashtëzakonshme në futboll.

Related posts

TRIUMFON NË CHAMPIONS/ Harry Kane vulos kualifikimin e Tottenham dhe hyn në histori

Delo.autor

BAJARAMI VAZHDON SHKËLQIMIN/ Shikoni me çfarë note u vlerësua mesfushori shqiptar me Empolin…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Irlanda-Zvicër, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment