Futboll Seria A Sport

AS RONALDO DHE AS POGBA/ Prioriteti i vetëm i Juventusit është rinovimi me yllin e ekipit…

Juventusi po tenton të bindë yllin e saj Paulo Dibala që të qëndrojë. Kontrata e argjentinasit skadon në verën e viti 2022 dhe drejtuesit bardhezi nuk duan të privohen nga një largim me kosto zero të Dibalës.

Sezoni i kaluar ishte një dështim për Dibalën i cili u gjend mes dëmtimesh dhe virusi. Por me ardhjen e Alegrit si trajner i ri i juventinëve, situata për 27-vejçarin është kthyer 180 gradë.

Dibala nuk pranoi të rinovonte, por mesa duket Maks ja ka dalë të bindë dhe palët janë shumë afër gjetjes së marrëveshjes. Për momentin, Dibala është prioriteti i vetëm i Juventusit e cila po kërkon ta mbajë me çdo kusht argjentinasin.

Një largim i mundshëm i Ronaldos do ta bënte akoma dhe më shumë protagonist Dibalën, i cili që prej ardhjes së portugezit në Torino e ka humbur shkëlqimin e tij.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja cila është skuadra që ka shënuar më shumë gola me AKSION në Serie A

Isa.Autor

Fjalim prej kampioni, shikoni si Pogba motivonte “gjelat” që pas çerekfinales (VIDEO)

Isa.Autor

RINISJA E KAMPIONATIT TË SERIE A/ Mjeku tremb Inter: Lukaku nuk do të ketë të gjejë formën

Delo.autor

Leave a Comment