Futboll Sport

“EURO 2020″/ Formacioni më i mirë i fazës çerekfinale, mesfushori Shaqiri rreshtohet krah yjeve (FOTO)

UEFA ka bërë publik emrat e futbollistëve më të mirë në fazën çerekfinale të Europianit teksa shihet qartë një dominim i “3 Luanëve” në formacion.

Në portë më i miri u shpall Jan Somer i Zvicrës i cili bëri 10 pritje në sfidën ndaj Spanjës. Në mbrojtje rreshtohen, Cufal (Çeki), Meguajer (Angli), Vermalen (Belgjikë) dhe Luk Shou (Angli).

Në mesfushe në qendër  rreshtohet Delanej (Çeki) dhe Shaqiri (Zvicër) ndërsa nga krahët Zhadon Sanço (Angli) dhe Lorenco Insinje (Itali).

Sulmi ndahet mes Herri Kejn (Angli) i cili është më i titulluari me notën 9.3 dhe Dolberg (Danimarkë).

Related posts

OBJEKTIVI I MERKATOS/ Chelsea takon menaxherin SHQIPTAR të Miralem Pjanic në Itali

Isa.Autor

Andrea Pirlo mendon për të ardhmen si trajner…

Q.Autor

Juventus do ta kishte blerë Ronaldon që kur ishte 18 vjeç, por dështoi për faj të këtij lojtari

Isa.Autor

Leave a Comment