Futboll Sport

ÇËSHTJE DITËSH PËR RINOVIM/ Ja pse Kesi vlen kaq shumë për Milanin

Tashmë Milani dhe Frenk Kesi janë më pranë dhe jo vetëm prej deklaratave të dashurisë së këtij të fundit. Fjalët e mesfushorit nga “Tokio 2020” shprehën dëshirën e qartë për të vazhduar aventurën e tij te kuqezinjtë dhe kjo lejoi që negociatat të përshpejtohen me vendosmëri.

Në realitet, askush në klubin e “Djallit” nuk ishte shqetësuar ndonjëherë, por mbajtja në skadencë kontrate e një lojtari kaq të rëndësishëm mund të kishte tërhequr ofertat e tregut për të ndryshuar bindjet e ish-lojtarit të Atalantës.

Sidoqoftë, takimi mes drejtuesve të Milanit dhe menaxherit të lojtarit ka qenë frytdhënës dhe afrikani pasi të rinovojë kontratën, do të ketë një pagesë nga 2.2 milionë eurot aktuale në 6 milionë. Momenti i firmës do të jetë pasi mesfushori të jetë kthyer nga Lojërat Olimpike ku sot luan kundër Spanjës për çerekfinalet.

PESHA E MUSKUJVE – Largimet pa përfitim të Donarumës dhe Çalhanoglusë shtyjnë Milanin të bëjë kujdes me Kesin, kontrata e të cilit skadon pas një viti. 24-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit, ndaj pasha e tij është specifike si për fushën, ashtu edhe për dhomat e zhveshjes, ku e kanë pagëzuar si “Presidenti”.

Me rikthimin në Champions, kuqezinjtë nuk mund të bëjnë plane pa një nga futbollistët më të rëndësishëm të organikës. Për Kesin flasin statistikat. 50 ndeshje të luajtura në sezonin e kaluar pa llogaritur grumbullimet me Bregun e Fildishtë. 36 ndeshje si titullar nga 37 në total në Serinë A, ku mungoi vetëm një herë për arsye kartonësh.

Ai është edhe një goditës i mirë penalltish, siç e dëshmojnë 11 realizime nga 13 të tentuara nga pika e bardhë, ndaj këto janë vetëm disa prej arsyeve për të cilat Milani nuk mund të bëjë pa Kesin.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso zbulon emrin e parë për merkaton, ja dëshira e trajnerit

Delo.autor

U ZGJODH GJYQTARI MË I MIRË NË HISTORI/ Rrëfehet arbitri Collina: Kam nostalgji

Delo.autor

“TEK INTER LUAJMË ME DY SULMUES”/ Lukaku: Conte është si unë, urrejmë të dy të njëjtën gjë

Delo.autor

Leave a Comment