Futboll La Liga Sport

SHIFRA STRATOSFERIKE/ Ja kontrata e “çmendur” e mbrojtësit Alaba me Real Madrid…

Në njërën anë tifozllëku dhe ëndrrat, në anën tjetër milionat. Doni ta kuptoni pse David Alaba u largua nga Bajerni i Mynihut për të nisur një aventurë me Realin e Madridit? Diçka të tillë është munduar ta shpjegojë gazeta gjermane “Der Spiegel”, e cila ka hedhur dritë mbi kontratën e frikshme që mbrojtësi austriak ka firmosur me skuadrën spanjolle.

Si fillim, ai përfitoi menjëherë 17.7 milionë euro vetëm kur hodhi firmën në kontratë me “Galaktikët”. Kjo ishte shuma që Florentino Perez dhe të tijtë i kishin premtuar që të mos rinovonte me Bajernin dhe të transferohej si futbollist i lirë te madrilenët.

Gazeta gjermane ka arritur të zbulojë kontratën dhe premiot e çmendura që do të përfitojë lojtari dhe kompania e tij. Babai i lojtarit dhe menaxheri Zahavi gjithashtu kanë mbushur xhepat dhe arkat e tyre. Zahavi ka marrë 5.2 milionë euro, ndërsa babai Xhorxh Alaba 6.3 milionë euro. S

ipas medias gjermane, rroga e David Alabës do të jetë 19.47 milionë euro në vit dhe do të skadojë në vitin 2026. Ka gjithashtu një klauzolë ku ai mund të largohet dhe çdo skuadër tjetër duhet të paguajë 850 milionë euro për kartonin e tij. Diçka që duket e pamundur dhe thuajse e parealizueshme.

Nëse Alaba do të përfundojë të gjithë kontratën me Realin e Madridit ai do të marrë 115 milionë euro. Për momentin ai ende nuk ka debutuar me skuadrën spanjolle. Është stërvitur disa ditë, por rezultoi me COVID.

Është në pritje të përgjigjeve për të parë nëse mund të luajë kundër Milanit në miqësoren e 8 gushtit apo jo.

Related posts

NAPOLI-LILLE/ Akord “zotërinjsh” mbi mbrojtësin brazilian! Klubi francez refuzon Everton

Delo.autor

KRIZA FINANCIARE/ Juventus u kërkon lojtarëve të shtyjnë rrogat për 4 muaj, ja shkaku…

Delo.autor

Pamja MADHËSHTORE e “Arenës Kombëtare”, përfundon plotësisht mbulesa e stadiumit të ri

Isa.Autor

Leave a Comment