Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Durrsakët e Martinit mposhten nga Sherifi dhe eliminohen

Teuta i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Kampionëve, teksa u mposht nga Sherifi me rezultatin 1-0 në ndeshjen e dytë të zhvilluar Moldavi.

Një humbje minimale kjo për “djemtë e detit” të drejtuar nga Edi Martini, pasi kujtojmë se kampionët e Shqipërisë, u mposhtën me rezultatin 0-4 në sfidën e farë, ndërkohë që në sfidën e sotme u përpoqën të ruanin nderin, duke shmangur një goleadë katastrofike.

Vendasit realizuan në minutën e 6-të, me anë të Traore, i cili pas harikimit të Thill nga këndi, goditi fluturimthi nga jashtë zonës, ku me një predhë e dërgoi topin në rrjetë. Ky gol vendosi sfidën, pasi në minutat në vazhdim, pavarësisht tentativave, rezultati mbeti i pandryshuar.

Durrsakët do të vazhdojnë aventurën europiane në Ligën e Konferencës dhe shorti për turin e dytë u ka rezervuar një kundërshtar të favorshëm, pikërisht kampionët e Andorrës, Inter Club d’Eskaldes. Kjo skuadër u eliminua në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve nga Prishtina dhe Teuta tashmë ka shansin që me dy ndeshjet ndaj andorrianëve të kalojë më tej që të jetë pjesë e turit të tretë të Ligës së Konferencës.

Related posts

“ZOTI I ZIKALTËREVE”/ VAR-I dhe “Panenka” e Icardit rikthejnë Interin tek fitorja (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Muller drejt largimit nga Bayern Munich, Kahn dhe Salihamidzic heshtin

Delo.autor

Lojtari shqiptar “dhëmbë për dhëmbë” me RONALDON: Me numrin 7 shpresoj të fitojmë trofe (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment