Futboll Sport

PORTIERI PICKFORD ISHTE NË LISTËN E PENALLTIVE NDAJ ITALISË/ Trajneri Southgate: Dua të jem në Katar

Jordan Pickford ishte në listën e Anglisë për të goditur një penallti në finalen kundër Italisë në “Wembley” dhe do të ishte ekzekutuesi i gjashtë i “Tre Luanëve”.

Herri Kejn dhe Herri Meguajër ekzekutuan saktë dy penalltitë e para të ishullorëve të dielën, përpara se Markus Rashford (goditi shtyllën) dhe Xhejdën Sanço dhe Bukajo Sakaa (ua priti Donaruma) nuk i dhanë mundësi portierit të Anglisë për t’u shfaqur edhe ai përballë Donarumës.

Sauthgejt u kritikua shumë për përzgjedhjen e ekzekutuesve të 11-metërshave të skuadrës së tij, ku aktivizoi dy lojtarë në fund të ndeshjes (Rashford dhe Sanço) për këtë qëllim dhe që të dy ata u treguan të pasaktë.

Ai e mori vetë përgjegjësinë për përzgjedhjen e emrave të penalltive, duke thënë se ishte programuar që përpara ndeshjes se kush do të shfaqej në pikën e bardhë në rast se finalja do të përfundonte barazim. Trajneri mori në mbrojtje Rashfordin, Sançon dhe Sakën, të cilët u bënë objekt fyerjesh raciste nga tifozët anglezë, ndërsa tha se ai dëshiron të jetë në stolin e kombëtares edhe në Botërorin e vitit 2022 në Katar:

“Për disa prej lojtarëve që janë abuzuar, është me të vërtetë e pafalshme. Unë e di se disa prej këtyre fyerjeve kanë ardhur nga jashtë dhe njerëzit që merren me këtë punë mund ta shpjegojnë. Kombëtarja i përfaqëson të gjithë dhe ky unitet duhet të vazhdojë. Ne e kemi treguar forcën e vendit tonë kur jemi të bashkuar.

Rinovimi im? Unë nuk mendoj se është koha e përshtatshme për të menduar për të. Ne duhet të kualifikohemi në Katar. Më duhet kohë për të pushuar dhe reflektuar për “Euro 2020”. Kam nevojë për pushim, por unë dua ta dërgoj skuadrën në Katar. Mendoj se kemi bërë progres gjatë këtyre 4 viteve”.

Related posts

DERBI I ROMËS/ Mbrojtja e “Romakëve” katastrofë, Luis Alberto rikthen “paqen”. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PRISHI MARDHËNIENT PAS 17 VITESH/ Ndihmësi sulmon Klopin: “Truri” i tij isha unë, te Liverpuli bëja gjithçka

Delo.autor

Ernesto Valverde tregon si mund të eliminojnë Chelsean

Q.Autor

Leave a Comment