Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi priste gjyqtarin e Serisë A që tërboi Pirlon. UEFA ndryshon “xhaketat e zeza”

Ndeshja e kësaj jave mes Universitatea Krajovës dhe Laçit në Ligën e Konferencës mund të jetë historike për kurbinasit, pasi kanë mundësinë reale që për herë të parë të kalojnë turin e dytë në një kompeticion europian pas suksesit 1-0 në sfidën e parë. Kurbinasit po përgatiten maksimalisht  për sfidën, teksa kanë mësuar se pak ditë para saj, ka një ndryshim në axhendën e duelit.

UEFA i kishte dhënë një rëndësi të veçantë kësaj ndeshje, duke caktuar aty një katërshe italiane, me një ekspert si Masimiliano Irrati të caktuar si kryesor. Ky i fundit shihet shpesh në ndeshje të rëndësishme të Serisë A ndërsa ka qenë edhe në Botëror e në Europian si një nga ekspertët e sallës së VAR. Në sezonin e fundit ai bëri bujë sidomos për ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit, ku në pushimin e sfidës edhe Andrea Pirlo shkoi të protestonte në fushë para tij se pse nuk kishte shkuar të shite në VAR një kontakt të dyshimte mes Çalhanollu dhe Rabio.

Por Irrati dhe asistentët e tij, nuk do të jenë në drejtim të këtij dueli, pasi UEFA ka vendosur që italianët të mos jenë në ngarkim të kësaj sfide në Rumani. Në vend të tyre është caktuar një katërshe finlandeze me në krye Matias Gestranius, i cili do të ketë asistentë Miko Alakare dhe Veli-Mati Lepanen, ndërsa i katërt do të jetë Joni Hitia.

Related posts

Tifozët e Bundesligës protestojnë, qëndrojnë të heshtur për 20 minuta në stadium

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Qeveria franceze merr vendimin, ndeshjet e Ligue 1 do të luhen me dyer të mbyllura deri në…

Delo.autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sfida ndaj Kazakistanit, Kallaku gati të bëjë “regjisorin”. Reja duhet të vendosë për 4 emra

Delo.autor

Leave a Comment