Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Oto Xhon bën bomberin, Prishtina triumfon me “POKER” ndaj uellsianëve

Prishtina arriti një triumf spektakolar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mposhtur me rezultatin 4-1, skuadrën uellsiane të Konah’s Kuel Nomads, në sfidën e parë të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Heroi i kampionëve në fuqi të Kosovës, në këtë takim, ishte padyshim ish-futbollisti i Skënderbeut, Oto Xhon, i cili u fut në fushë në minutën e 28-të, teksa realizoi dopietë në minutat 53 dhe 90+4’.

Një fitore bindëse kjo për bardheblutë, teksa sfida e radhës që do të zhvillohet pas 1 jave në Uells, me shumë gjasa do të jetë një formalitet për të konfirmuar kualifikimin në turin e tretë. Bekteshi dhe Krasniqi ishin autorët e dy golave të tjerë për skuadrën e trajnerit Ramadani.

Related posts

Chelsea gati t’i dëgjojë ofertat për Luiz, ekip të mëdha pas tij

Delo.autor

SFIDA NDAJ AEL LIMASOL PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Brdariç: Ka besim maksimal që do të kalojmë, por…

Delo.autor

Pas Nikole Sherzinger, futbollisti shqiptar lidhet me modelen super seksi

Isa.Autor

Leave a Comment