Futboll Seria A Sport

“PËRGJIGJA MË E MIRË, VAZHDO KËSHTU”/ Shpërthejnë komentet pozitive të tifozëve lacial pas golit të Hysajt (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj iu përgjigj më së miri tifozëve nacionalist të Lacios duke shënuar gol në miqësoren e sotme kundër ekipit modest të Belunos.

Mbrojtësi shkodran realizoi golin e katërt të Lacios me një goditje të bukur diagonale, duke mos i dhënë asnjë shans portierit. Golin e Hysajt e shpërndau vetë faqja e Lacios në ‘’Twitter’’ ku më pas një numër i madh tifozësh kanë vërshuar në lumë komentesh pozitive drejt Hysajt.

‘’I madhi Hysaj’’, ”Përgjigja më e mirë, vazhdo kështu” apo ‘’Drejt e në zemrave e lacialëve, Elseid të duam shumë’’, ishin disa nga komentet pozitive të shkruara nga tifozët bardhekaltër në drejtim të mbrojtësit të Kombëtares.

Related posts

PROJEKTI 575 MILIONË EURO I “BERNABEUT”/ Perez: Ja stadiumi digjital i së ardhmes (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

SULMI E MBROJTJA OFROJNË GARANCI/ Edy Reja projekton formacionin anti-Poloni

Delo.autor

E BUJSHME/ Presidenti Berlusconi përgatit goditjen e “çmendur”, synon të marrë yllin francez…

Delo.autor

Leave a Comment