Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Tifozët qipriotë në delir, 91% e tyre besojnë te kualifikimi ndaj Vllaznisë

Tifozët qipriotë të skuadrës së AEL Limasolit janë të bindur se skuadra e tyre do të kualifikohet për në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në një sondazh të bërë në mediat vendëse rezultonte deri dje në mbrëmje se 91% e tifozëve besonin te kualifikimi i skuadrës së tyre, ndërsa vetëm 9% nuk kishin besim se AEL-i do të kalojë turin.

AEL-i ka një buxhet vjetor 5 herë më të madh sesa Vllaznia dhe 52% e tifozëve janë të bindur se skuadra e tyre do të mbyllë llogaritë me shkodranët që në ndeshjen e parë duke votuar për një fitore me të paktën 2 gola diferencë. Në fakt, me dy gola diferencë fitoi edhe Shiroki në ndeshjen e parë, por Vllaznia i eliminoi duke u shënuar 3 gola në Shkodër.

Related posts

SUPERFUQIA/ Shtatë nga 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj merkato verore i bëri…

F.autor

SFIDA NDAJ KAZAKISTANIT/ Kombëtarja vetëm për fitore, drejtësia në fushë vendoset nga spanjollët. Ja gjyqtarët…

Delo.autor

LIVE/ Conference League: Mbyllet ndeshja Inter Escaldes-Teuta. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment