Futboll Sport

SUPERLIGA/ Egnatia thellon krizën e AF Elbasanit, e mposht 3-1! Laçi tri pikë kundër Skënderbeut, të diel derbi Tirana – Partizani

Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të shtunë me dy ndeshjet e radhës për javën e 15-të. Te tri pikët dolën Egnatia dhe Laçi, ndërsa në 16:30 luhet Dinamo – Teuta në “Elbasan Arena”. Të diel në 19:00 java e 15-të kulmon me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Në Rrogozhinë skuadra e Egnatias fitoi 3-1 kundër AF Elbasanit. Regi Lushkja zhbllokoi ndeshjen për vendasit pas 12 minutave lojë, para se Lajthia të barazonte sfidën në të 22 minutë. Do ishte sërish Lushkja 12 minuta nga fundit që shënoi golin e dytë, ndërsa Yahaya shënoi të tretin për rrogozhinasit në shtesë. Me 26 pikë Egnatia ngjitet në vendin e dytë, duke lënë pas Vllazninë. Ndërkohë kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi që AF Elbasani nuk e njeh fitoren, duke u futur në një krizë rezultatesh.

Në Laç vendasve iu mjaftoi goli i Koffi Kouame (minuta 28) për të marrë fitoren 1-0 kundër Skënderbeut. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 15 pikëve në vendin e tetë duke lënë pas Skënderbeun dhe në fund të renditjes Bylisin. Kujtojmë se ballshiotët fituan dje 1-0 kundër Vllaznisë.

Superliga, raundi 15-të:

E premte, 29 nëntor 2024

13:30 Bylis 1-0 Vllaznia

E shtunë, 30 nëntor 2024

13:30 Laçi 1-0 Skënderbeu

13:30 Egnatia 3-1 AF Elbasani

16:30 Dinamo – Teuta

E diel, 01 dhjetor 2024

19:00 Tirana – Partizani

Related posts

Çmendet Bayer Munich, ofron 100 milionë euro për Firminon

Sadik.Autor

​Lëndohet ylli i Manchester Cityt, largohet nga fusha duke qarë

Q.Autor

ZYRTARE/ Kristi Vangjeli vishet sërish “bardheblu”, firmos me skuadrën nga kryeqyteti

Delo.autor

Leave a Comment