Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia mposhtet nga AEl Limassol dhe mbyll rrugëtimin në Europë

Nuk ka më përmbysje të madhe e as ëndërr të një nate vere. Aventura e Vllazninsë në Evropë përfundon këtu, në raundin e dytë. Këtë herë nuk mjaftoi as efekti “Loro Boriçi”, nuk mjaftoi dashuria e pafundë e qytetit të Shkodrës që kishte mbushur stadiumin për të kaluar një pengesë të madhe si AEL Limasol.

Qipriotët vërtetuan se janë një ekip eksperte në nivele të tilla, gjetën një gol të shpejtë në minutën e 20-të duke mbyllur praktikisht llogaritë me kuqeblutë.

Ky nuk është një fund i hidhur për shkodranët, por është vetëm fillimi i një cikli të ri që synon të mbajë Vllazninë në nivele të tilla.

Related posts

Tension te KUKËSI/ Mbrojtësi titullar i verilindorëve nuk bashkohet me skuadrën

Sadik.Autor

“Tirona Fanatics”: Nuk ka arsye për festë, as Superiorja nuk na meriton. Koha për reflektim

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Të gjithë të çmendur për talentin Maddison, por Leicester vendos supervlerësimin

Delo.autor

Leave a Comment