Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS SKUALIFIKIMIT NGA CONFERENCE LEAGUE/ Daja: Sakrifikuam, të gjithë dhanë maksimumin. Tani shpresoj të…

Ilir Daja është shprehur i kënaqur me atë që ka parë në fushën e lojës nga skuadra e tij sot, edhe pse u mund përsëri nga Bazeli. Pas ndeshjes, duke folur për RTSH ai theksoi se të gjithë kishin dhënë maksimumin, por priste ndërhyrje në merkato nga klubi.

NDESHJA – “Sigurisht që përballë kishim një ekip që ka shumë cilësi dhe që ka manovra shumë të mira si në sulm, ashtu dhe në mbrojtje, gjë që ne nuk e kemi, pasi kemi krijuar një ekip të ri dhe çdo gjë është filluar nga e para”.

MERKATO – “Shpresojmë që të vazhdojmë e të plotësohemi në merkato. Kemi dhe një grup lojtarësh shumë të rinjsh, që kanë perspektivë për të ardhmen, si Cara, Celina, Selita, Kote e Rrapaj, që bënë dhe sot ndeshje shumë të mirë”.

MANOVRAT – “Ne kemi bërë mirë në fazën e mbrojtjes, por kemi pasur disa probleme në sulm për shkak të presingut që bënte kundërshtari. Kur mbrohesh me shumë forca, duhet t’i minimizojmë gabimet në mbrojtje. Edhe sot, mund ta shmangnim golin e parë. Megjithatë, sot ishim të fokusuar të bënim paraqitje të mirë për të kënaqur tifozët tanë.

SAKRIFICAT – “Çdo lojtar që ishte në fushë ka dhënë maksimumin dhe unë nuk kam asnjë lloj rezerve, pasi kanë sakrifikuar shumë dhe nëse nuk do të ishte sakrifica e këtyre lojtarëve, do të kishim akoma dhe më shumë probleme”.

Related posts

E KA FITUAR 3 HERË CHAMPIONSIN/ Çfarë KLASI në deklaratën pas eliminimit të Napolit nga ANCELOTTI

Isa.Autor

U BLE PËR 65 MILIONË EURO/ Futbollisti i Manchester City kërkon largimin në merkaton e dimrit

Delo.autor

SFIDA NDAJ BOLOGNA-S/ Conte: Kemi nevojë për të rritur lojën tonë dhe për të patur vazhdimësi

Delo.autor

Leave a Comment