Futboll Sport

DËSHTIMI NË “EURO 2020″/ Në Francë janë të bindur, pasuesi i Deschamps në stolin e “gjelave” do të jetë…

Didie Deshamp kërkon të vijojë në krye të Francës deri kur të ketë përfunduar edhe Botërori që do të zhvillohet në Katar. Kontrata e tij me Federatën Franceze të Futbollit skadon në fund të vitit 2022, megjithatë duket se tekniku aktual i ka orët të numëruara.

Sipas mediave transalpine, në stolin e Francës do të ulet Zinedin Zidan. Do të jetë pikërisht ish-strategu i Realit të Madridit ai që do të marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij dhe kjo është e sigurt 100 për qind. Ai ka bekimin e opinionit publik, por edhe të kreut të federatës, Lë Gre, i cili vetëm pak kohë më parë pati deklaruar: “Zidan do të ulet një ditë në stolin e Francës, por e kam të vështirë të përcaktoj një datë fikse”.

Data fikse ende nuk dihet, në fakt, por në javën që vjen, Lë Gre do të ketë një takim me Didie Deshampin për të përcaktuar njëherë e mirë pozicionin e palëve. Drejtuesi i futbollit francez nuk është i kënaqur me ecurinë në Europian sepse përveç eliminimit, skuadra regjistroi edhe episode negative të cilat krijuan një frymë negative e cila shoqëroi ecurinë përgjatë gjithë kompeticionit.

Related posts

Guardiola: Jorginho mund të kishte GABUAR, nëse vinte te Manchester City…

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria sot përballë Izraelit, zbulohet formacioni i mundshëm

Isa.Autor

Kombinim SPEKTAKOLAR mes SHQIPTARËVE, goli i LENJANIT bën xhiron e botës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment