Futboll Kategoria Superiore Sport

DINAMO ZBARKON NË POGRADEC/ Ja si shkoi stërvitja e parë e bluve nën drejtimin e Shkëmbit…

Dinamo është vendosur në qytetin e Pogradecit për të kryer fazën përgatitore, e cila do të zgjasë dy javë. Skuadra ka zgjedhur të akomodohet në një hotel në fshatin Tushemisht, zgjedhje kjo që mund të ndikojë në një aspekt më të mirë psikologjik të lojtarëve.

Rreth orës 16:45 skuadra ka hyrë në stadium dhe lojtarët qëndruan në formë rrethi ku në atë moment trajneri Shkëmbi mbajti një fjalim përreth 15 minuta. Shkëmbi u foli lojtarëve më tepër për disiplinën në përgjithësi, më saktë për disiplinën në këto dy javë të fazës në Pogradec. Ai u kërkoi lojtarëve përkushtim në stërvitje dhe nëse dikush ka pakënaqësi të çfarëdo lloji, të drejtohet te vetë ai dhe në këtë mënyrë t’i japim zgjidhje.

Lojtari preku edhe pjesën e të qenët në grumbullim larg familjes. “Mua jeta më ka shkuar grumbullim me faza përgatitore të ndryshme, edhe ju do të mësoheni me këtë pjesë”. Skuadra kreu disa ushtrime teknike në drejtimin e zëvendëstrajnerit italian Françesko Vitobelo, i cili komunikonte më së miri me lojtarët, pasi zotëronte një shqipe të përkryer. Pas këtyre ushtrimeve u zhvillua një tjetër ushtrim ku topi duhet të prekej vetëm dy herë dhe lojtarët që e humbnin futeshin në mes të fushës për ta rifituar atë. Ra në sy taktika e Shkëmbit për lojën me sa më pak takime. Ndoshta kjo mund të jetë dhe filozofia e lojës që mund të aplikojë në kampionat.

Related posts

EURO 2020/ Shqipëria dhe Kosova humbin pozicione në renditjen e FIFA-s, ndikojnë dy ndeshjet e fundit (FOTO)

Delo.autor

Marotta: Rikthimet e Morata dhe Pogba janë “mirazhe” merkatoje!

Sadik.Autor

SHORTI I KUPËS SË SHQIPËRISË/ Mësohen katër çiftet çerekfinale

F.autor

Leave a Comment