Futboll Shqipëri Sport

U ZYRTARIZUA TEK KONIASPOR/ Çekiçi largohet nga grumbullimi i skuadrës, tani pritet vetëm prezantimi

Endri Çekiçi po bëhet gati që të kthehet përsëri të luajë në Superligën turke në sezonin e ri. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka mbyllur gjithçka me Ankaragyçy, pasi do të transferohet te Koniaspor në elitën e kampionatit turk.

Koniaspor kërkon mesfushorin ofensiv shqiptar për ta bërë pjesë të manovrës, pasi paraqitjet e tij në elitë me Angaragyçy i kanë bindur drejtuesit e klubit se ai është një futbollist i cili vlen për Superligën. Palët kanë marrëveshje për të firmosur një kontratë 2+1, ndërsa nuk është bërë ende e ditur se cila është shuma që do të paguajë Koniaspor për kartonin e tij.

Gjithsesi, edhe akordi mes klubeve duket se është arritur, pasi Çekiçi dje është larguar nga grumbullimi i skuadrës së Ankaragyçy. Ai pritet tashmë të kalojë testet mjekësore dhe të prezantohet në klubin e tij të ri, ku do të luajë përkrah Sokol Çikalleshit.

Related posts

Erika Fernandez gazetarja, modele me forma bombastike (FOTO)

Sadik.Autor

Torino eliminon Romën nga Coppa Italia

Delo.autor

SHOK SKUADRE ME ASLLANIN/ Emri i Brojës del sërish në Milano, këtë herë e kërkon Inter

F.autor

Leave a Comment